Connect with us

Basha reagon pas deklaratës së zyrtarit amerikan, ka një kërkesë për prokurorët dhe gjyqtarët

Video

Basha reagon pas deklaratës së zyrtarit amerikan, ka një kërkesë për prokurorët dhe gjyqtarët

Basha reagon pas deklaratës së zyrtarit amerikan, ka një kërkesë për prokurorët dhe gjyqtarëtD. Cani

Lajme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Basha kërkoi që Rama dhe Tahiri të ndalin së kërcënuari prokurorët dhe gjykatësit dhe u kërkoi këtyre të fundit t'i shkojnë në fund çështjes Tahiri.

Sipas tij, qytetarët presin sot të shohin se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin.

Postimi i Bashës:

Deklaratë e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjykatësit duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjykatësit dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.

Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjykatësve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.

Propagandën dhe llomotijtet në havà për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin.

Basha-lulzim-420x276

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top