Connect with us

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana me 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje

Kuriozitete

Veliaj: Brenda 5 viteve Tirana me 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje

Brenda pesë viteve Tirana do të jetë si Korça, do të ketë 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje, ka qënë premtimi i kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.

Ai u shpreh se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shëndoshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet.

Ai theksoi se modeli për t’u ndjekur është pikërisht qyteti i Korçës, i cili falë çmimit 65 lek/m3 të ujit, siguroi investimin e nevojshëm dhe në të njëjtën kohë u siguroi qytetarëve të vet ujë 24 orë.

“Me rregullimin që do të bëjmë, ku uji në Tiranë të paktën të paguhet sa në Bathore, për t’u siguruar që kemi investime dhe të vazhdojmë me këtë cilësi, atëherë do të kapim fatin e Korçës, ku Korça ka sot ujë 24 orë.

Do ta kapim ujin 24 orë në Tiranë në 5 vitet e ardhshme”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, teksa përuroi rrugën e re “Dalip Topi” në Njësinë Administrative Nr.

3. Ai theksoi se rregullimi i çmimit me 20 lekë do mundësojë që UKT të bëhet një ndërmarrje më e besueshme edhe për bankat dhe investitorët e tjerë, të cilat mund t’i japin kredi për të kryer investimet e nevojshme në ujëmbledhës, ashtu edhe në linjat dhe rrjetin e shpërndarjes së ujit në mënyrë kapilare në qytet, ku nuk është ndërhyrë prej dekadash me radhë.

“Për të gjithë ata që janë skeptikë se nëse shtesa vetëm 20 lekë ia vlen, unë u them se ia vlen. Shembulli i Korçës, i cili është sot qyteti i vetëm që ka ujë 24 orë në Shqipëri është një shembull që na jep garanci se në Tiranë, me mundësimin e kredive nga BERZH-i, Banka Botërore, KFV dhe të gjitha bankat e zhvillimit, për të transformuar rrjetin e ujësjellësit që nuk është prekur prej 20 e ca vitesh, besoj se brenda 5 vitesh do të kemi 24 orë ujë në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndaj, ai u shpreh i sigurtë se ashtu siç ka ndodhur edhe me një sërë sfidash të tjera, Bashkia e Tiranës do ta fitojë edhe betejën për të patur ujë të pijshëm pa ndërprerje në rubinetat e konsumatorëve familjarë apo biznese.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top