Connect with us

Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Vushtrri

Kuriozitete

Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Vushtrri

Pas plagosjes së një 21 vjeçari në një kafeteri më të frekuentuar në Vushtrri dhe arrestimit të një personi të dyshuar, për Veriu.info ka folur avokati i këtij të fundit.

Avokati Uvejs Gashi ka thënë se i dyshuari nuk është arrestuar, por vet është dorëzuar në polici.

“I dyshuari sapo e ka përfunduar deklaratën, i cili vet është dorëzuar, pasi që e ka thirrur në telefon policinë. Sipas deklaratës së të dyshuarit, plagosja ka ndodhur rastësisht, pra ka qenë ngjarje aksidentale dhe ka rastisur që viktima është shok i tij prej shkollës fillore”, thotë avokati për Veriu.info.

Avokati Gashi tregon se i dyshuari gjatë deklaratës në polici ka qenë i shqetësuar dhe është interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të shokut të tij.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje në polici”, tregon avokati Uvejs Gashi, që sipas detyrës zyrtare e mbron të dyshuarin.

Ndërsa, burime të portalit Veriu.info tregojnë se i dyshuari për plagosjen e A. Ferizit në kafiterinë “Smile Group – Morena” është A. Dolaku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top