Kuriozitete
Nuk do ta besoni, Ja cka thotë Milaim Zeka për gjithë Mergimtarët e Kosovës!
Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka kritikuar mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushim në Kosovë, se po i drejtojnë makinat në mënyrë të pakontrollueshme në rrugë. Zeka iu ka drejtuar me atë…
Deputeti nga radhët e Nismas, Milaim Zeka ka kritikuar mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushim në Kosovë, se po i drejtojnë makinat në mënyrë të pakontrollueshme në rrugë. Zeka iu ka drejtuar me atë ‘se prej juve po presim me na jep mend, edukatë e kulturë, e respektim të rregullave të komunikacionit’.
Ai ka porositur policinë rrugore që të mos bëhen të mëshirshëm por t’i dënojnë shumë rëndë ata që shkelin rregullat dhe rrezikojnë të tjerët në komunikacion.
Ja shkrimi i plotë:
Pse duhet denu rande disa vozitesa mergimtare?!
Policia s ka pse ndihet keq me ta
Te gjithe po jemi deshmitare, se kur po vijne mergimtaret ne pushimet e veres, ketu po bahet hataja nga akcidentet. Nga njerez perfekt ne perendim, nga respektues te ligjit atje, ketu shenderrohen ne bandita te vertete, qe veq qe nuk fluturojne me makina.
Sot, une dhe familja ime, ishim deshmitare te nje dasme te madhe ne autostraden Komoran-Fushe Kosove, ku nja 50 makina te vargisura, 40 me regjistrim te Zvicres, jo qe vozisnin si te çmendur, po kishin hapur dritaret, dhe gjysma e vajzave kishin nxjerre bythte perjashta dritareve!!!
Mani more, se na po presum prej juve me na dhane pak men, pak edukate, pak kulture, e mbi te gjitha: respektim te rregullave te komunikacionit! Mani more, se po i merrni ne qafe edhe bashkeudhetaret e pafajshem, edhe drejtuesit e tjere ne trafik, kur po pini deri ne mengjes, pastaj te pite rrote po vozisni.
Edhe ju policia jone rrugore, banu bre te ashper e denoni shume rande, sepse ne kete menyre shpetoni jete njerezish. Mos u merzitni nga etiketimet, sepse budalla ashtu keshtu ju shane. Mos u bani bashkefajtor te ketyre vrasjeve ne komunikacion!!!