Video
Ambasadorja greke viziton Vlorën, flet për Himarën: Jemi të vëmendshëm për minoritetet
Ambasadorja greke viziton Vlorën, flet për Himarën: Jemi të vëmendshëm për minoritetetA. Shehaj
Lajme
Eleni Sourani, ambasadorja greke në Tiranë, ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku pasi ka folur për bashkëpunimin mes Tiranës dhe Athinës, është ndalur në çështjen e Himarës.
Ajo ka thënë:
Jam në Vlorë për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi. Jemi të interesuar për raporte të qëndrueshme mes vendeve. Do t'i japim prioritet banorëve të Himarës dhe do të kërkojmë kujdes të veçantë për ta. Greqia është e vëmendshme për zonat minoritare".
Ambasadorja është pyetur edhe në lidhje me një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, por nuk ka dhënë asnjë koment.
JOQ.al