Video
Pas ofendimit të kolegëve, gazetarja investigative “i plas në fytyrë” të vërtetat e hidhura Ramës
Pas ofendimit të kolegëve, gazetarja investigative "i plas në fytyrë" të vërtetat e hidhura RamësS. Shtjefni
Lajme
Ofendimet e kryeministrit Rama ndaj gazetarëve shkaktuan goxha bujë në vendin tonë.
Për këtë gjë reagoi edhe “Unioni i Gazetarëve”, i cili u kërkoi gazetarëve të bojkotonin kryeministrin, gjë e cila nuk ndodhi sepse ata ishin të pranishëm ditën e sotme në takimin, ku Rama foli rreth investimeve të huaja në vend.
Pas kësaj ka reaguar gazetarja investigative Fatjona Medini.
Me anë të një statusi në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Rama ka dhuruar personalisht Iphone në mënyrë që mesazhet “e duhura”, të përcohen me shpejtësinë e duhur dhe saktësinë e merituar.
Stausi i plotë:
I dashur Kryeministër! Ju i akuzoni gazetarët për panjohuri, sikur të mos jenë produkt i Universiteteve tuaja, ku pedagoget zgjidhen rëndom pa meritokraci dhe shpesh mbi bazën e ndikimit politik. Kur sot fakulteti i Gazetarisë nuk ka ende asnjë kamera me të cilën studentet mund të bëjnë praktik. Ju i akuzoni se janë tel bakëri, sikur të mos kishte politikanë si ju qe dini t’i lidhi telat direkt me pronarët e tyre në rast të perceptimit të mesazhit të “gabuar”. Në fakt zyrtarët tuaj kujdesen personalisht t'ju dhurojnë Iphone për Vitin e Ri në mënyre që mesazhet e “duhura” të përçohen me shpejtësinë dhe saktësinë e merituar. Ju i akuzoni për lajme me cilësi të dobët, sikur dhjetëra portale fantazmë dhe me financime të dyshimta të mos shfaqeshin përpara syve tuaj. Aty reportereve i kërkohet të shkruajnë 20 “lajme” në ditë me paga të turpshme, parakushte perfekte për “skllavërinë moderne” në gazetari.
JOQ.al