Video
Deklarata e fortë/ “Rama po shkon drejt bashkëqeverisjes me Bashën”
Deklarata e fortë/ “Rama po shkon drejt bashkëqeverisjes me Bashën”F. Tenolli
Lajme
I ftuar në emisionin “45 minuta” ka qenë kreu i PDK, Nard Ndoka.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama do të bashkëqeverisë me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Ndoka është shprehur se për shkak të çështjes të bujshme të drogës, çelësi i vetëm dhe rrugëzgjidhja e Ramës do të jetë Basha.
Kreu i PDK është shprehur se ai është përpara një skandali politik dhe duhet t’ia dorëzojë Bashës stafetën për t’i hapur rrugën reformave dhe funksionimit të shtetit.
Një pjesë nga intervista:
Mendoni se z.Rama dhe z.Basha do shkojnë drejt një qeverisje të përbashkët?
Në këto momente nuk ka rrugë tjetër. Rama t’i qëndrojë asaj marrëveshje që ka bërë, është e vetmja që ka bërë me përllogaritje të sakta. E ka menduar në ditën e keqe, s’e ka menduar që do të binte kaq shpejt. Është përballë një skandali të madh në politikën shqiptare dhe kjo ditë i erdhi. Z.Rama është i detyruar të gjejë një zgjidhje politike, përtej lojërave dhe agonive, ai do të fillojë një zgjidhje politike dhe Basha është i vetmi çelës, është e vetmja mundësi shpëtimi i z.Rama, për t’ia dorëzuar stafetën pa shkuar drejt zgjedhjeve dhe për t’i hapur rrugën reformave dhe funksionimit të shtetit.
E shikoni me Ramën kryeministër këtë bashkëqeverisje?
Nuk janë votat ato që i japin mundësinë Ramës për të vazhduar më tej, për faktin se është skandali që është në mes të votave të z.Rama dhe pjesës së moralit, konsumit politik dhe pjesës ligjore, pasi priten skandale më tej, jo vetëm nga prokuroria shqiptare por edhe shërbimet e tjera në huaja, kjo luftë mediatike do vijojë akoma edhe më tej. Kjo është në të mirën e vendit sesa të z.Rama. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.
JOQ.al