Video
“Do ta kisha pështyrë Ramën në fytyrë, do dalë e vërteta”, gazetari kërcënon Kryeministrin
"Do ta kisha pështyrë Ramën në fytyrë, do dalë e vërteta", gazetari kërcënon KryeministrinA. Shehaj
Lajme
Armir Shkurti
Gazetarët kanë shprehur indinjatën e tyre dhe duket se nuk u ka dalë e keqja me sjelljen e Edi Ramës ndaj tyre, pa veprimeve arrogante, harbute dhe aspak etike të kryeministrit.
I quajti kazanë, të pashkolluar, e madje iu drejtua edhe me fjalët "turp", pro se çfarë turpi kishin bërë gazetarët, nuk e sqaroi kurrë.
Ka qenë Armir Shkurti, i cili i ftuar në "Fax News", nuk ka nguruar të shprehë acarimin e tij ndaj Ramës dhe madje-madje, shkon deri aty sa shprehet që nëse do të ishte në momentin kur kryeministri iu drejtua keq gazetarëve, edhe do ta kishte pështyrë.
Ai shprehet:
“Misioni i gazetarit është që të bëjë injorantin, që të bëjë pyetje edhe kur e di përgjigjen. Sa herë që ka qenë në hall ka bërë rolin e gangsterit.
Jam i lumtur që e kam sharë që kur ka qenë në fushë dhe luante basketboll. Ka qenë përherë lojtar stoli dhe futej në lojë vetëm për ta prishur atë. Nëse do të isha atje në vend të gazetarëve do t’i kisha dhënë një të pështyrë dhe do të bëja një stand-up dhe do thoja "shiheni këtë rrugaçin këtu", pasi në fakt është rrugaç. Nuk e kam pyetur ndonjëherë veten për problemet e tij psikike, apo strategjinë politike.
Në njëfarë mënyre Rama e çoi ujin ku deshi, po ama jo të gjithë shqiptarët janë budallenj. Ky është fillimi i fundit të tij. Shumë shpejt do të dalë në shesh e vërteta”.
JOQ.al