Kuriozitete
Haradinaj: Limaj do të jetë zv/kryeministër
Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj shprehet i çuditur me kundërshtimin nga ana e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të votuar kryeparlamentarin.
Sipas tij, ka qenë e ditur qe me marrëveshjen mes koalicionit PAN, qeverinë do ta drejtoj ai, ndërsa Kuvendin do ta udhëheq Kadri Veseli.
E për liderin e Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se i takon posti i zv/kryeministrit.
“Nuk ka pas me pas PAN tjetër kandidat për kryeparlamentar. Ne i kemi treguar popullit kush do ta udhëheq qeverinë. Nëse fiton PAN ka qenë e ditur qe unë do ta udhëheq. Poashtu ka qenë e ditur se nëse fiton PAN-i kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli. Sikurse është e ditur se një pozicion të nënkryetarit do ta ketë z. Limaj në qeveri. Pra të gjitha këto kanë qenë të ditura me kohe dhe në emër të saj qytetari na ka votu”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik.
Qytetarët, sipas tij, ia kanë dhënë PAN-it mandatin dhe do ta zbatojnë tani.