Connect with us

“E ka ndarë mendjen edhe ajo”, një rrëfim mbi ngjarjen tek liqeni në Tiranë

Video

“E ka ndarë mendjen edhe ajo”, një rrëfim mbi ngjarjen tek liqeni në Tiranë

"E ka ndarë mendjen edhe ajo", një rrëfim mbi ngjarjen tek liqeni në TiranëS. Bardhi

Thashetheme

Rastet e vetëvrasjes janë shtuar ndjeshëm në Shqipëri, ku më i rëndi mund të thuhet se ishte ai djeshmi në Elbasan ku një 33-vjeçar i vuri flakën vetes.

Renato Civili, studiues i shkencave politike ka rrëfyer nj ngjarje të pazakontë të ndodhur tek Liqeni Artificial i Tiranës.

Ai tregon si më poshtë:

Sot herët në mëngjes, një ngjarje tek liqeni artificial më bëri të reflektoj.

Po pija kafen tek lokali pranë digës, ku befas pash një person që po futej në liqen i veshur. Ishte jo më shumë se 70 metra larg nga lokali dhe mund ta dallonim lehtësisht. Ishte një grua rreth 35 vjeç. Të gjithë ne që ishim ulur në lokal kthyem kokat nga ajo.

Dëgjova kamarierin të thoshte: -“E ka ndarë mendjen edhe ajo më duket, por duhet të ndërhyjë shteti”. Dhe vazhdoj të shërbente normalisht në tavolina pa e kthyer më kokën.

Një person tjetër po i bënte gruas foto nga celulari tij, ulur duke pirë kafen. Asnjë nuk po lëvizi nga tavolina. Më irritoj situata.

Dola nga lokali e shkova drejt saj në breg. I fola me zë të lartë:- Hej, si je? Është ujë i ftohtë sot, hajde pimë diçka bashkë tek lokali. Mund të të ndihmoj… “. Isha gati të futesha dhe po liroja xhupin. Nuk dija çfarë të thoja më shumë në atë moment. Gruaja ktheu kokën. Vetëm kokën e saj kishte jashtë ujit dhe ishte gati të fundosej.

Me pas, erdhën dy persona të tjerë të cilët filluan ti flisnin edhe ata me fjalë për ti tërhequr vëmendjen. Ajo ktheu kokën përsëri nga ne, pastaj ra pa ndjenja në ujë. Një burrë u fut shpejt dhe e nxori në breg.

Pastaj, erdhën të tjerët. Erdhën edhe ata të lokalit. Erdhi dhe policia edhe ambulanca. E morrën. Në fund, kur ngjarja mbaroj dhe njerëzit po shpërdaheshin, dikush duke u larguar tha :- Kështu jemi katandisur të gjithë … !

Duke e parë këtë ngjarje nga afër, më beri të reflektoj. Dua të përpiqem ti shpjegoj vetes “pse-në” e ngjarjes. Edhe pse është ironike në fakt. Ti shkon nga liqeni për tu relaksuar, dhe papritmas shikon ngjarje të tilla!

Thuhet se në çdo vetëvrasje ka një “vrasës” nga pas, apo fajtorë i cili e ka shtyrë viktimen të marrë atë vendim! Studimet sociologjike e vërtetojnë këtë.

Dhe në rastin konkret, po përpiqem të arsyetoj se cilët mund te jenë fajtorët:

A është shteti ? A janë krijuar struktuat që të mbështes dhe rehabilitoj këtë kategori njerëzish në nevojë? A i përkrah financiarisht familjet e tyre? A ka ndonjë institucion përgjegjësi për ta? Kush i përfaqëson ata dhe çfarë po bëjnë për ti mbështetur ?

Apo janë mediat ? Që shumicën e kohës flasin vetëm për “hallet”e politikës, dhe jo për problematikat e shoqërisë. Me “analistët” e tyre që janë bërë si papagaj, të lidhur me zinxhirë nga partitë, e të cilët i shikojnë nga “maja e olimpit” problematikat e shoqërisë.

Apo janë njerëzit përreth viktimës ? Jemi bërë kaq shumë indiferentë, saqë edhe një ngjarje për jetën nuk na bën më përshtypje. Na ka humbur vëmendja për t’u përpjekur të kuptojmë tjetrin dhe situatën e tij. Nuk shfaqim interes për personat që kemi pranë, e jo më të mendojmë për çështje që janë të interesit të përbashkët! Ndaj, në tubime që janë iniciativa nga shoqëria civile për çështje reale të interesit publik ka kaq pak individë. Individi sot ndihet i papërfaqësuar, i pafuqishëm, i vetëm.

Kam bindjen se kjo mungesë përgjegjësie dhe indiference ndaj tyre, është arsyeja kyesore se pse po shohim sa vjen e më shumë persona me dramë te tillë !

Ndonjëherë, mund të mjaftoj vetëm një akt mirësjellje, apo një iniciativë sado e vogël e jona e cila mund të ngjallë shpresë, të ndryshoj ditën dhe të shpëtoj një jetë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top