Video
Dalin detajet, drejtuesi i lartë i policisë në Durrës kundërshton prokurorin dhe e pëson keq
Dalin detajet, drejtuesi i lartë i policisë në Durrës kundërshton prokurorin dhe e pëson keqF. Tenolli
Lajme
Krenar Dehari, ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë Vendorë të Policisë Durrës ka rënë në pranga mesditën e sotme.
Mësohet se Behari kishte arrestuar një person në kundërshtim me urdhrin e prokurorit Arjan Ndoji.
Ai do të hetohet për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
Dehari ka ndërhyrë midis një konflikti të dy vëllezërve në Durrës, por në vend që të arrestonte autorin e dhunës, ka arrestuar viktimën.
Dinamika e ngjarjes u zbulua kur i arrestuari tregoi shenjat e mëdha që kishte marrë në trup.
Pas dëshmisë së tij u zbulua se ish-shefi i Krimeve kishte ishte arrestuar atë në vend të vëllait që e kishte sulmuar.
JOQ.al