Connect with us

Zbulohet skandali/ Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për “Check Up-in”

Video

Zbulohet skandali/ Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për “Check Up-in”

Zbulohet skandali/ Vilma Nushi merr edhe 2.3 milionë dollarë TVSH për "Check Up-in"S. Bardhi

Lajme

Kemi dëgjuar shumë të flitet për “Check Up-in” në shëndetësinë tonë, por si cdo nismë edhe kjo i është dhënë me koncesion kompanisë së Vilma Nushit.

Këshilli i Lartë i Shtetit me anë të një investigimi ka mësuar se pikërisht Vilma Nushi ka marrë plot 2.3 milionë dollarë TVSH me anë të rimbursimeve të kryera nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas KLSH-së ky përfitim nga kthimi i parave tek kompania e Vilma Nushit është i padrejtë.

Mësohet nga Tv Klan se KLSH është shprehur:

Vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka tagrin të vlerësojë nëse një kompani është subjekt që përfiton rimbursimin e tvsh-së apo jo.”

Në kontratën e shtetit me kompaninë që ka Check-Up-in nuk qartësohet nëse ky subjekt është i përjashtuar apo jo nga tvsh, ndërsa në ligjin “për tatimin mbi vlerën e shtuar” në Shqipëri subjektet që ofrojnë shërbime në fushën shëndetësore janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Në rastin që kompania e cila ka kontratën për shërbimin e Check-Up është e përjashtuar nga tvsh, atëherë përfitimi i këtyre parave është bërë në mënyrë të padrejtë. Për të zgjidhur këtë dilemë, KLSH i është drejtuar Tatimeve me një letër për t’i dhënë përgjigje kësaj çështje, shkruan Lapsi.al.

Koncesionet në shëndetësi për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 39 milionë dollarë, afërsisht sa gjysma e pagesave që jepet mbështetje buxhetore për kontratat e formës partneritet publik – privat. Në total pagesat për shërbimet e partneritetit me privatin arrijnë në 2018-ën 94 milion dollarë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top