Video
Qeveria spanjolle shpërbën parlamentin katalanas, vendi shkon në zgjedhje të parakoshme
Qeveria spanjolle shpërbën parlamentin katalanas, vendi shkon në zgjedhje të parakoshmeD. Cani
Lajme
Spanja ka vendosur zgjedhjet të parakohëshme për Katalonjën, zgjedhje që pritet të mbahen më 21 dhjetor.
Ky vendim i qeverisë së Spanjës vjen pasi parlamenti katalanas votoi pro Pavarësisë nga Spanja, pas një votimi të fshehtë që përfundoi me 70 vota pro e 10 kundër.
Kryeministri Mariano Rajoy e cilësoi një akt kriminal e të kundërligjshëm shpalljen e Pavarësisë së Katalonjës.
Mariano Rajoy, kryeministri i Spanjës u shpreh:
Qeveria do të marrë të gjitha masat për të rikthyer ligjshmërinë në Katalonjë. Spanja është një komb i madh dhe një shtet serioz. Ne nuk do të tolerojmë që pak njerëz të përpiqen të likuidojnë Kushtetutën tonë”.
Pas kësaj, Rajoy mblodhi Këshillin e Ministrave ku vendosën shkarkimin e presidentit katalanas, Carles Puigdemont e të ministrave të tij, si dhe rikthimin e rendit kushtetues në rajon.
JOQ.al