Video
“Pyetje idiote”/ Artan Fuga reagon ndaj fyerjeve të Ramës: Gazetari i bën gjëmën politikanit
“Pyetje idiote”/ Artan Fuga reagon ndaj fyerjeve të Ramës: Gazetari i bën gjëmën politikanitD. Cani
Lajme
Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me fyerjet që kryeministri i vendit Edi Rama u bëri gazetarëve vetëm dy ditë më parë.
Nga emisioni “Studio e Hapur”, Fuga tha se gazetarët duhej t’i ktheheshin Ramës.
Sipas akademikut “librat e komunikimit nuk e lejojnë pushtetarin të bëjë komente mbi gazetarin, ndërsa gazetari ka të drejtë të bëjë komente mbi politikanin”.
Ja çfarë tha akademiku Fuga:
Kryeministri është strateg komunikimi, a prodhoi në ngjarje a jo këtë nuk mund ta them. Midis gazetarit në terren dhe politikan, unë dua që të ashpërsohet gjuha. Kjo është ajo që pres. Unë e di si janë ata djem dhe vajza në terren, mes tyre ka ekselenca. Dëshiroj që nesër pasnesër të marrin guximin, dhe t’i përgjigjen po me aq guxim. Unë mendoj për qytetarin.
Nuk jam që politikani t’i bëjë furça medias, apo gazetari t’i përgatisë pyetjet politikanit e t’ia dërgojë paraprakisht me email. T’i thonin, kjo nuk është pyetje idiote, është në interes të publikut. Nëse unë do ju fyeja tani, ju s’do humbnit asgjë. Dinjiteti juaj nuk varet nga fjala ime.
Në çdo teori studimi në gazetari, vlerësohet se gazetari është superior ndaj politikanit. Gazetari i bën gjëmën politikanit. Librat e komunikimit nuk e lejojnë pushtetarin të bëjë komente mbi gazetarin, ndërsa gazetari ka të drejtë të bëjë komente mbi politikanin.
Këtu është problemi se ne opinionin publik mediat nuk kanë besueshmërinë që duhet. Kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë”.
JOQ.al