Video
ISIS nuk ndalet me kërcënime, pas sulmuesit Messi e ka radhën Deschamps
ISIS nuk ndalet me kërcënime, pas sulmuesit Messi e ka radhën DeschampsL. Çela
Sport
Këtë javë, bota e futbollit u shtang nga një poster i yllit Lionel Messi, i cili shfaqej pas hekurave të burgut, me njërin sy që lotonte gjak.
E gjitha ishte një kërcënim nga ISIS para Botërorit të Rusisë. Shteti Islamik kërcënonte:
Po luftoni një shtet që nuk e ka fjalën dështim në fjalor”.
Ky grupim terroristësh ka vetëm një qëllim, të nxisë frikë dhe kaos në botë. Shënjestra e radhës sot qe trajneri i Francës, Didier Deschamps, i portretizuar si i burgosur me një armë pas koke.
ISIS shkruante:
Do të vazhdojmë t’ju terrorizojmë dhe t’ua shkatërrojmë jetën”.
Nënkampioni i Evropës cilësohet “armik i Allahut”. Kush do ta ketë radhën nesër?
JOQ.al