Video
Rama “prehet fare” nga dhurata e Çanit, ja çfarë ndodhi pas kamerave
Rama “prehet fare” nga dhurata e Çanit, ja çfarë ndodhi pas kameraveF. Tenolli
Lajme
I ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” moderuar nga Arjan Çani është i ftuar kryeministri Edi Rama.
Rama ka folur për marrëdhëniet e tij me gazetaret dhe padyshim çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Rama paralajmëroi se nuk do të fliste për vazhdimësinë e çështjes Tahiri dhe përsa i përket mediave tha se ishin një faktor në krijimin e mjegullës.
Ai po ashtu ‘kërcënoi’ duke i thënë se do të mbetej pa punë nëse do e përfshinte në çështjen “Tahiri”.
Dhurata e parë e Çanit ndaj tij ka qenë një timon për zgjedhje e tashmë një airbag, në kuptimin që mund t’i përplaset makina që i jep.
Ai i tha:
Në fushatë të dhurova një timon, tani timonin e ke të gjithë për vete. Ti nuk i jep makinës, por këtë radhë po të jap një airbag. Të ndihmon nëse përplaset makina. Ku i dihet, jemi në kohë përplasjesh. Mbaje edhe për Zahon se tani është i vogël.
Rama ka mbërritur në ambientet e TV Klan mjaft serioz pa përshëndetur askënd.
I veshur me kostum e atlete ai ka kaluar shumë indiferent.
Megjithëse sipas tij mediat janë kazan, kryeministri kurrë nuk i refuzon ftesat e daljeve publike në ekrane.
JOQ.al