Connect with us

“Jam gazetar, por nuk u fyeva nga Kryeministri! Arsyeja? Më kanë blerë shefin”

Video

“Jam gazetar, por nuk u fyeva nga Kryeministri! Arsyeja? Më kanë blerë shefin”

"Jam gazetar, por nuk u fyeva nga Kryeministri! Arsyeja? Më kanë blerë shefin"L. Çela

Vec-e-jona

hy

Ajo ishte njëra prej atyre ditëve ku pritshmëritë për të ndryshuar diçka ishin të njëjta si i gjithë vargu i 31 ditëve të tjera të muajit: zero! Ndryshe ndodhte në redaksinë time të punës. Zienin të gjithë, Rama kishte fyer gazetarët, tmerr!

A thua se diçka do të bënin, kolegët kishin harruar punën dhe lajmet, po flisnin dhe zgjasin batuta me shefin për “kazanin” Kryeministër. Dikush, për të mos mbetur mbrapa, e bëri “tepsi”, kurse dikush tjetër arriti deri aty sa e turpëroi fare duke e etiketuar si “bythëjashti”.

I pashë me radhë e nënqesha. Shefi më priti në zyrë, më kishte kapur një presje gabim në faqen e gazetës. Më pa dhe çuditërisht më pyeti se ç'mendoja për situatën me Ramën.

Nuk u fyeva” – i thashë.

Pse? S'e ndjen veten gazetar ti?” – ma ktheu shtrembër.

Do të më lejosh të shkruaj hapur çfarë mendoj, në faqen time?”.

Jo, shiko, sot pronari kishte takuar një biznesmen, futja një koment në emër të tij. E ke parasysh vetë, i lumtur dhe formulën e zakonshme”.

Ok, ok” – ia ktheva.

Dola nga zyra dhe pashë sërish kolegët, të cilët bërtisnin për të folur me shefin e sharë Ramën. Në Shqipëri, ndryshe nga ç’thonë, hierarkia funksionon në mënyrë fantastike. Në redaksinë tonë, kolegët i lëpihen kryeredaktorit e ky i fundit shefit të madh, që mundohet të vendosë ndonjë gjobë për bizneset.

E si mund të fyhen gazetarët nga llumi i një llumi që flet, kur balta ka mbuluar çdo fasadë të “pushtetit të katërt”?! E nëse mendoni se vetëm Lali Eri ndërton fasada, e keni gabim, pasi ne, pushteti i katërt, po ndërtojmë idhuj, ngremë lart jashtëqitje e fyhemi kur këta arrijnë në katin e sipërm e na fyejnë!

Pasi i nisa materialin që kisha shkruar, shefi reagoi:

Ik, më dil nga zyra, palaço, se të pushova!”

E kështu, jeta vazhdon normalisht në Shqipërinë tonë të bekuar. Unë nesër do të qethem e të rruhem për të dalë si kumbullore për Lotarinë Amerikane.

E dini pse? Se të paktën përtej oqeanit do të jem i vetëdijshëm se pastroj banjo dhe do e braktis me qejfin më të madh këtë profesion "të nderuar", pasi këtu ne bëjmë sikur çfarë jemi, por realisht po i themi bajgës dajë! / Një gazetar anonim

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top