Kuriozitete
Beteja e titanëve: Balenat po masakrojnë peshkaqenët (Foto)
Ata janë dy prej grabitqarëve më të frikshëm dhe më të mëdhenj.
Për vite me radhë, shkencëtarët besonin se balenat vrasëse dhe peshkaqenët e mëdhenj të bardhë janë të paprekshëm në majë të zinxhirit ushqimor.
Por tashmë këta ‘titanë’ kanë nisur një betejë të frikshme mes tyre në brigjet e Afrikës së Jugut.
Të paktën tre trupa peshkaqenësh të bardhë kanë dalë në brigje brenda majit.
Vetë kjo ngjarje është e rrallë, por shkencëtarët janë shokuar më shumë kur panë se si mëlçitë e peshkaqenëve ishin hequr thuajse me precizion kirurgjik.
Kjo është vepër e orkave ose të njohura ndryshe si balenat vrasëse.
Orkat njihen edhe si ujqërit e detit.
Ato gjuajnë në grup dhe konsumojnë deri në 200 kg ushqim në ditë.
Mëlçia e një peshkaqeni peshon deri në 60 kg dhe është e bollshme në përbërës organik, çka e bën atë burimin perfekt të ushqimit për orkat.
Orkat janë të specializuara për të kapur prenë e tyre.
Ato përdorin bishtin për të krijuar rryma të forta nënujore.
Kjo i detyron peshkaqenët të dalin në sipërfaqe.
Balena i vjen nga poshtë dhe e kafshon. /Lajmi.net/