Connect with us

Grushtimi nga boksieri i kategorisë së rëndë, shkenca: Të goditesh nga Joshua, është njëlloj si…

Video

Grushtimi nga boksieri i kategorisë së rëndë, shkenca: Të goditesh nga Joshua, është njëlloj si…

Grushtimi nga boksieri i kategorisë së rëndë, shkenca: Të goditesh nga Joshua, është njëlloj si…S. Bardhi

Sport

Legjenda e boksit Vladimir Klitschko pësoi humbje përballë Anthony Joshua në Wembley në një meç me 11 raunde dhe kjo i dha britanikut tre tituj IBO,IBF dhe WBA.

Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë.

Joshua në vitin 2014 ka nokautuar Matt Leggs pothuajse në të njëjtën mënyrë si Klitschkon dhe Leggs për këtë kishte thënë:

Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.

Joshua në rundin e 11 arriti dy herë ta rrëzojë në tokë Klitschkon dhe kështu gjyqtari u detyrua të ndal meçin pasi të vazhdonte ishte shumë e rrezikshme në aspektin shëndetësor për ukrainasin. Kështu rikthehemi për të analizuar artin e grushtit të peshës së rëndë dhe shkenca që qëndron pas tij, ku mund të shkaktojë dëmtime të tmerrshme.

Boksi është një botë në vete edhe pse zhvillohet brenda një ringu të vogël, ku ne manualin e boksit profesionit ekzistojnë vetëm gjashtë grushte, por mendojeni pak këtë.

Një numër telefoni i zakonshëm te ne ka gjashtë shifra në dispozicion, por brenda atyre gjashtë ju mund të bëni shumë kombinime dhe boksi është i njëjtë. Ka vetëm gjashtë grushte në dispozicion, por me ato gjashtë grushte boksieri mund të bëjë më shumë se 1.000 kombinime.

Gjuajta dhe nokauti:

Për të dhënë një grusht të fortë është i rëndësishëm qëndrimi dhe balancimi i trupit dhe pastaj vjen godita e fuqishme. Por, humbjen e vetëdijes kur merr një goditje të rëndë në mjekër është e panjohur, por ka një mendim shkencor edhe për këtë.

Vendi më i mirë për të dhënë një nokaut është mjekra dhe besohet se vjen nga forca rrotullues rreth sistemit të trurit, gjë që mund të shkaktojë mungesën e vetëdijes.

Pra, nëse gjuani nga një hapësirë e shkurtë në fundin e mjekrës, atëherë forca rrotulluese do të transmetohet në pjesën e poshtme të nofullës dhe rrjedhimisht vazhdon drejt trurit. Kur ju merrni goditje, ju humbni kontrollin muskulor, gjë që shkakton tundjen e këmbëve.

Forca:

Nokdauni dallon prej peshave në boks dhe normalisht në peshat e rënda nokauti mund të vijë më lehtë dhe për këtë ka një arsye shumë të thjeshtë.

Është sikur të krahasosh një Mini Cooper me një kamion të rëndë. Edhe pse të dy janë duke lëvizur me një shpejtësi të njëjtë, përplasja e tyre me një objekt është e ndryshme.

Nisur nga kjo nuk do të thotë se një boksier i peshës së lehtë, apo të mesme nuk mund të jap një grusht të fortë, por në rast se një boksier i peshave të renda gjuan duke përdorur edhe peshën e tij, goditja mund të jetë shkatërruese.

Shpejtësia e dorës së boksierit mund të arrijë rreth tetë deri në 10 metra për sekondë, e cila është pothuajse e barabartë me shpejtësinë e një sprinteri të nivelit të lartë. Kombinoje atë shpejtësi me forcë domethënëse dhe efektet mund të jenë vdekjeprurëse.

Në një eksperiment i është kërkuar disa bokseve të gjuajnë me gjithë forcën një objektiv dhe grushti i tyre ka prodhuar rreth 3,000 Newtons (matës, sa më i lartë është N, aq më e fortë është gjuajta nga grushti), transmeton Telegrafi.

Joshua peshon 116 kilogram dhe kështu është në gjendje të prodhojë rreth 5,000 Newtons, duke marrë parasysh që boksierët që janë përdorur për studim shkencor kanë qenë larg tij me madhësi dhe forcë.

Është e vështirë të krahasosh mes sporteve, por një ndërhyrje në ragbi është 1.500 Newton, por e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë fuqie kalon në grushtin e boksierit në një moment të caktuar.

Dëmtimi:

Më lartë e kuptuat se çfarë mund të shkaktojë një grusht i një boksieri të peshave ë rënda, por me këtë rast lind pyetja, sa ndihmojnë dorezat e boksit, për çfarë realisht shërbejnë ato? A e ulin rrezikun?

Dorëzat moderne të boksit janë të dizajnuara për të mbrojtur dorën e luftëtarit, ato zvogëlojnë lëndimet sipërfaqësore të fytyrës. Megjithatë, dorëzat moderne i jep mundësi boksierit të gjuajë grushta të forta në kokë e kundërshtarit pa dëmtuar duart, por ato nuk ulin rrezikun e dëmtimit të trurit për pjesëmarrësit.

Tani të kujtojmë edhe në herë fjalët e Leggs kur u nokautua nga Joshua në vitin 2014 dhe të mundohemi të kuptojmë atë çka ka ndjerë Klitschko në rundin e 11-të, ku ai thotë:

Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Një grusht i një boksieri të kategorisë së lehtë krahasohet me goditjen e topin statik (jo në lëvizje) me këmbë:

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top