Video
E pazakontë, gjimnazistja detyrohet nga shkolla që të lyejë flokët për arsyen e çuditshme
E pazakontë, gjimnazistja detyrohet nga shkolla që të lyejë flokët për arsyen e çuditshmeS. Bardhi
Kuriozitete
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një gjimnaz në Japoni, ku një 18 vjeçare është detyruar nga bashkia të lyejë flokët pasi nuk e besonte ngjyrën e saj natyrale.
Rregullorja e shkollës parashikon që flokët e nxënësve duhet të jenë të zeza dhe nëse ndonjë i ka ngjyrë tjetër është i dyshuar për lyerje të tyre, sepse në Japoni janë të rrallë bjondët natyralë apo ngjyrat e tjera që s’janë të zinj.
Dhe 18-vjeçares i është kërkuar që të largohet nga gjimnazi nëse nuk i lyen flokët për t’i kthyer ashtu siç i ka pasur, por në fakt ajo nuk i ka lyer kurrë sipas prindërve të saj.
Nëna e adoleshentes tregon se vajza e saj ka lindur me flokë ngjyrë kafe të hapur, por përsëri nuk ia ka dalë të jetë e besueshme dhe ajo ka vendosur të padisë bashkinë e Osakas.
Sipas BBC, është raportuar që boja ia ka dëmtuar flokët dhe skalpin e kokës. Shkolla e mesme Kaifukan në Osaka ka një rregull të rreptë që studentët ndalohen nga lyerja me ngjyra tjera apo zbardhja e flokëve.
Megjithatë, vajza nuk shkon në shkollë që prej shtatorit të vitit që lamë pas.
JOQ.al