Video
Ndryshojnë rregullat e FIFA-s, Adnan Januzaj mund të luajë për Shqipërinë
Ndryshojnë rregullat e FIFA-s, Adnan Januzaj mund të luajë për ShqipërinëK. Demiraj
Sport
FIFA është duke planifikuar që të miratojë disa rregulla të reja sa i përket ekipeve kombëtare. Insitucioni më i lartë i futbollit në Botë, duket se do lerë të hapur mundësinë që lojtarët me dy nënshtetësi të ndryshojnë kombëtaren me të cilën luajnë.
Rregull, nga i cili mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kombëtare të vogla, përfshirë këtu edhe Shqipërinë dhe Kosovën, tranmeton "Panorama Sport".
Për momentin, FIFA i ndalon të gjithë lojtarët që kanë luajtur me kombëtaren e tyre të madhe që të zgjedhin të luajnë për një tjetër kombëtare.
Por, me ndryshimin që do të bëjë FIFA, pritet që këta të lojtarë mund të ndryshojnë kombëtaren e tyre, në rast se kanë luajtur një ose dy ndeshje.
Ky rregull sigurisht që ndihmon shumë Shqipërinë, e cila përpara disa vitesh e ka pasur të vështirë të ishte zgjedhje e parë për lojtarët që luanin në Zvicër.
Kombëtarja helvete i grumbullonte shpeshherë shqiptarët dhe i aktivizonte 1 ndeshje sa për t’i “djegur”, por tani nuk do të ketë më asnjë pengesë për të zgjedhur Shqipërinë, edhe nëse luajnë me Zvicrën ose me këdo kombëtare tjetër.
Pra nisur nga ky rregull, një lojtar që “tradhtoi” kuqezinjtë disa vite më parë, mund të ketë mundësinë ta zgjedhë Shqipërinë. Bëhet fjalë për Adnand Januzajn, i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me ekipin e madh të Belgjikës dhe mund të zgjedhë të luajë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.
JOQ.al