Video
Furtunë në burgje, shkarkohen 23 drejtorë në vend
Furtunë në burgje, shkarkohen 23 drejtorë në vendA. Shehaj
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra drejtorët e disa burgjeve kryesore në vend.
Ajo bëri me dije se pas shkarkimeve, hapet gara për 23 drejtues të rinj të burgjeve dhe paraburgimit. Gjonaj lajmëroi shkarkimin nga detyra të drejtorit të burgut të Lushnjës, të burgut të Peqinit, të drejtorit të burgut të Tepelenës për shkelje administrative, të drejtorit burgut të Sarandës dhe figuron si i dënuan më parë, drejtori i Beratit.
Sipas Gjonaj në 6 prej këtyre rasteve, drejtorët akuzohen se fusnin lëndë narkotike nëpër burgje.
Etilda Gjonaj tha ndër të tjera:
Drejtorët akuzohen për shkelje të përsëritura të rregullores në burgje, mosmarrjen e masave për ushtrim të dhunës, emërime në kundërshtim me ligjin, mosmarrjen e masave për korrupsionin".
Shkarkimet
Shkarkohet nga detyra kreu i burgut Rrogozhinë
Shkarkohet drejtori i burgut në Lushnje
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Peqin
Shkarkohet drejtori i burgut në Sarandë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Berat
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Durrës
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Lezhë
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut Tepelenë
JOQ.al