Video
Iu shkrumbohet shtëpia, familja Halili nga Kamza apel për librat e fëmijëve
Iu shkrumbohet shtëpia, familja Halili nga Kamza apel për librat e fëmijëveD. Cani
Lajme
Një shkëndijë elektrike u shkrumboi në 15 minuta atë që kishin arritur të ndërtonin për 20 vite me radhë.
E vetmja gjë që i ka mbetur familjes Halili nga Kamza janë muret e shtëpisë, tavanet e djegura dhe disa objekte të mbledhura me vështirësi nga komshinjtë.
Esmeralda Halili, vajza e shtëpisë, me lejen e prindërve, tregon në Report Tv se si u gjend e vetme mes objekteve të marra flakë në shtëpinë e tyre.
Ajo shprehet:
Unë isha me vëllain në dhomë duke fjetur, në atë moment vëllai i vogël donte që të ngrihej për të parë televizor, kur hapi derën vërejmë se dilte tym dhe kishte marrë televizori flakë. Dola me vrap jashtë se kisha frikë, mora vëllain e vogël dhe dola jashtë nga frika. Isha e tmerruar atëherë, sidomos vëllai i vogël njëherë. Vetëm kur njoftoj mamin se kishte dalë në pazar për të blerë bukë”.
Djegia e shtëpisë prodhoi edhe pasoja të tjera. Prej një muaji 16 vjeçarja dhe vëllai i saj Altini nuk munden të frekuentojnë as shkollën.
Esmeralda tregon më tej:
Na janë djegur librat, s’kemi as çanta me shku, se nuk shkohet në shkollë as pa libra as pa çanta as fletore, duhen shumë gjëra. Plus dhe librat bëjën shumë shtrenjtë, nuk kemi mundësi pasi mami dhe babi janë pa punë të dy dhe nuk kemi mundësi me na cu. Edhe ato që na i patën ble domethënë, ca ishin të përdorura që na i patën falë, ca i ka blerë mami me lekët që i kishin falë. Prapë u dogjën, çfarë me bo”.
JOQ.al