Video
“Ta kesh drejtorin shok burgu”, Astrit Patozi reagon pas shkarkimeve “furtunë” në burgje
“Ta kesh drejtorin shok burgu”, Astrit Patozi reagon pas shkarkimeve “furtunë” në burgjeD. Cani
Lajme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas shkarkimeve “furtunë” në burgje.
Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Patozi shkruan se gjysma e drejtorëve paskan qenë të dënuar më parë.
Sipas Patozit, “shumë kriminelë dhe trafikantë i bie të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda”.
Postimi i plotë i Patozit:
TA KESH DREJTORIN SHOK BURGU
Po ne i paskemi pasur të dënuar vetë më parë gjysmën e drejtorëve të burgjeve në Shqipëri!
Sihariqin na e dha vetë ministrja e re e Drejtësisë, por pa na shpjeguar se si i kanë ngjitur shkallët e karrierës në administratë gjithë këta të riedukuar.
Mbase ka qenë kriter i qeverisë së "Rilindjes" që eksperienca personale të ndihmon në zbatimin me korrektesë të detyrës.
Që ata janë kthyer me qejf në vendin, që e njihnin më mirë se kushdo tjetër, kjo kuptohet lehtë, por kush na e bëri këtë "nder" për të zbukuruar burgjet tona, këtë ministrja nuk na e tha.
I bie që shumë kriminelë dhe trafikantë të kenë gjetur drejtor burgu shokun e vjetër të bandës, kur kanë rënë brenda.
Dhe nuk është çudi që ata të jenë ndjerë më të sigurt prapa hekurave, sesa po të ishin të lirë, ku mund t'i gjente jo edhe aq rastësisht ndonjë plumb "qorr" i rivalëve të rrugës.
Dhe thonë pastaj që këta nuk po bëjnë shtet.
JOQ.al