Video
Bie bora e parë në juglindje, meteorologët: Nuk keni parë gjë akoma
Bie bora e parë në juglindje, meteorologët: Nuk keni parë gjë akomaD. Cani
Lajme
Bora e parë në juglindje ka mbërritur sot. Trashësia ka arritur deri në 5 centimetra, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Dëbora ka rënë në Dardhë e Voskopojë në rrethin e Korçës, si dhe në njësinë Dardhë të Pogradecit, në lartësinë mbi 1000 metra.
Por, meteorologët thonë se nuk kemi parë gjë akoma, pasi sipas mediave italiane ky dimër do të jetë mjaft i ftohtë.
Sipas tyre rrezikohen të gjitha vendet e Adriatikut, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ja çfarë thonë meteorologët:
Pritet një mot i ftohtë, masat ajrore polare dhe ruse-siberiane do të mbërthejnë vendet e Adriatikut në janar dhe dimri i 2018 do të jetë më i ftohti në histori”.
JOQ.al