Video
U kthye në Shqipëri dhe nxori “zogun”, zbulohet jeta që bënte në Itali Kejvina Kthella
U kthye në Shqipëri dhe nxori “zogun”, zbulohet jeta që bënte në Itali Kejvina KthellaF. Gjoni
Thashetheme
Edhe pse një modele, ajo ishte e panjohur për publikun shqiptar derisa u shfaq si velina e emisionit të Ermal Mamaqit ku që në prezantimin e parë ekspozoi thuajse tërësisht pjesët intime.
Kejvina Kthella veç diskutimit kishte apo nuk kishte të brendshme në spektakël, ra në sy edhe për bukurinë e saj. Por si u bë ajo pjesë e emisionit dhe çfarë bënte më parë në Itali?!
Në një intervistë për Xing, Kejvina u shpreh:
Në fakt i kam shprehur dëshirën një agjenti që ka agjensi modelingu këtu, i kam thënë se po të kthehesha në Shqipëri një ditë, që të punoja do e bëja vetëm po të ishte për tek "Xing me Ermalin"! Pastaj ai më vuri në kontakt me Ermalin edhe kështu ndodhi që unë u bëra pjesë e Xingut! ka ndodhur gjithçka në xhiron e një jave, aq shpejt dhe bukur! Jeta ime në Itali ishte shumë monotone! Casting, punë, palestër! Atje jam një modele profesioniste, kam punuar për agjensi të ndryshme modelingu dhe me këtë punë jam marrë që në moshën 14 vjeçare. Mund të them që agjensitë e modelingut janë shtëpia ime e dytë”.
Ndërkohë ajo ka treguar edhe reagimin e prindërve për natën e parë të spektaklit, ku është shprehur se ata e mbështesin dhe janë të lumtur për arritjet e saj, megjithatë nuk fshehu mërzinë e tyre pas komenteve negative të njerëzve pas daljes ekstravagante.
JOQ.al