Video
Sot në mesnatë ndërrohet ora, por cilat janë efektet pozitive dhe negative në humorin tonë
Sot në mesnatë ndërrohet ora, por cilat janë efektet pozitive dhe negative në humorin tonëD. Cani
Kuriozitete
Të dielën akrepat e orës do të spostohen mbrapa një orë, duke u kthyer kështu në orën dimërore. Por si lindi ideja e ndryshimit të orës? Çfarë efektesh ka mbi ne dhe shoqërinë tonë? Që në kohët e lashta njerëzit ishin mësuar që ta organizonin ditën e tyre në bazë të ndriçimit të diellit. Por, gjatë shekullit të 19, industrializimi i shpejtë bëri që njerëzit të mësoheshin të çoheshin në një orar të caktuar, pavarësisht stinës dhe orës së daljes së diellit. Në vitin 1905, një anglez arsyetoi se çfarë mund të bëhej kundër kësaj praktike.
Gjatë verës, njerëzit humbitnin tre-katër orë ditë duke fjetur. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania dhe aleatët e saj e vunë në zbatim këtë praktikë, si masë për të rritur produktivitetin në punë, (për t‘i bërë njerëzit të punonin sa më gjatë të ishte e mundur. Ora e ndryshme vijoi të përdorej edhe pas luftës, në kohë paqeje, me argumentin se kursen energjinë për ndriçim. Ndryshimi i orës u vendos dhe u hoq disa herë në shtete të ndryshme derisa u vendos me ligj që ora të ndryshonte dy herë në vit. Efektet që sjell ndryshimi i orës mbi njerëzit dhe mbi konsumimin e energjisë janë mjaft të mëdha. Më poshtë do iu paraqesim disa efekte të këtij ndryshimi në shifra. 543.800 kWh është kursimi i energjisë vjetore të matur nga “Terna Group”i cili vjen si pasojë e ndryshimit të orës. Kjo sasi energjie është e barabartë me nevojat energjetike të ndriçimit publik në Sicili.
23,1 për qind është përqindja e kursimit vjetor, i cili arrihet vetëm në muajin prill. Ky është muaji me ditët më të “shkurtra” dhe për këtë arsye këto ndryshime rezultojnë më të dobishme. Përdorimi i orës dimërore synon të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit (CO2), të cilat janë të barabarta me një shumë prej 246 mijë ton (vlerësuar nga të dhënat Globales Emetimet-MODELL integrierter Systeme). Kjo është shuma mesatare e emetimeve të CO2 në vit nga 117mijë makinave me naftë (duke pasur parasysh modelin e mesëm që përshkon 12 mijë km në vit sipas ISTAT) +1 për qind është rritja e konsumit të energjisë e përllogaritur nga një grup studiuesish të cilët janë kundër ndryshimit të orës (Universiteti i Kalifornisë).Gjithsesi vërehet se kjo rritje lidhet me përdorimin e kondicionerëve. Rikthimi i orës dimërore nga disa shihet si privimi i një ore gjumë gjë që është e vërtetë, por do të jetojmë një orë më tepër në errësirën e pasdites.
Kjo gjë ndikon në gjendjen tonë emocionale, që përgjithësisht shprehet me trishtim dhe dëshpërim. Por, pavarësisht anëve negative dhe pozitive, jemi të detyruar të përshtatemi me ritmin e ri. Sipas një studimi 50 për qind e italianëve përkrahin ndryshimin e orës nga ajo që është aktualisht. Sipas një të dhëne të Codacons, e cila është një qendër studimore në Itali, një në dy fëmijët kanë shqetësime të gjumit kur ndodh ndryshimi i orës, si kur ajo shkon para ashtu edhe kur kthehet mbrapa. 3 javë është koha e nevojshme për më të rinjtë që të mësoheshin me ndryshimin e orës sipas një studimi zviceran i kryer mbi 500 adoleshentë .
15 për qind e të rinjve prej ndryshimit të orës ndjejnë ndryshime emocionale si për shembull rritim, lodhje dhe vështirësi në të fjetur. Kjo sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike në “La Sapienca” të Romës.
Kalimi nga ora verore në atë dimërore, pesë efektet anësore
Ndryshimi i orës shihet si pozitiv sepse kursejmë energji elektrike, por për shumë të tjerë ky ndryshim përkthehet në lodhje, stres dhe pakënaqësi të tjera më seriozë. Po ju sjellim disa fakte se çfarë thotë shkenca për të gjitha këto.
Në natën midis të shtunës dhe të dielës së fundit të marsit akrepat e orës shkojnë 60 minuta përpara. Kjo orë përdoret deri në të dielën e fundit të tetorit kur akrepat kthehen një orë mbrapa.
Ndryshimi i akrepave sjell edhe shqetësime për shumë njerëz. Pesë shqetësimet më të përfolura janë: shqetësime të gjumit; vështirësi në përqendrim; incidente në drejtimin e makinës ose në punë; stres kardiak; stres psikologjik.
Ditët me pasdite të errësuara për shumë njerëz konsiderohen një shpëtim, sepse kjo i ndihmon ata që të përshtaten me ndryshimin e orës. Disa njerëz ndihen si të përgjumur për ditë dhe madje edhe javë nga ndryshimi i orës. Kërkimet shkencore u japin të drejtë këtyre njerëzve që shprehin këto shqetësime shëndetësore dhe emocionale. Ata mbështesin teorinë se ora dimërore “bën keq” për shëndetin.
Është fakt, gjatë kësaj periudhe flihet keq. Që prej natës që nis të përdoret ora dimërore flihet një orë më pak. Për disa ky nuk është një problem. Problemi qëndron në faktin që një ore gjumë më pak ne do e bëjmë jo për një ditë, por deri në mars. Periudha e tranzicionit të orës është më e vështira për shumë njerëz. Si kur ora shkon para ashtu edhe anasjelltas. Tani flihet më pak dhe gjumi nuk është i rehatshëm. Ky ishte rezultati i një studioje mbi neuroshkencën e quajtur “Letteres”.
Impakti i orës dimërore mbi organizmin tonë është për shkak të ndryshimit të orës së brendshme që rregullon shumë funksione dhe cikle në trupin tonë. Problemi me orën dimërore është se dielli lind me vonesë duke e bërë më të vështirë zgjimin dhe nisjen e aktivitetit ditor. Më pak gjumë, dhe parehatia në fjetje do të thotë që do të ketë edhe humbje të përqendrimit dhe produktivitetit në punë.
Studioja “Journal of Applied Psychology” në vitin 2012 ka vërejtur se me nisjen e orës dimërore ka një rritje “dramatike” të sasisë së kohës që njerëzit harxhojnë nëpër site të ndryshme në internet që nuk kanë të bëjnë fare me punën e tyre.
JOQ.al