Video
U akuzua se kishte lidhje me terroristët e ISIS, lirohet pedagogu shqiptar
U akuzua se kishte lidhje me terroristët e ISIS, lirohet pedagogu shqiptarF. Tenolli
Lajme
Autoritetet e Malajzisë kanë liruar nga çdo akuzë pedagogun Klodjan Zaimaj.
Kujtojmë se Zaimaj u arrestua në fillim të tetorit pasi akuzohej se kishte lidhje me ISIS.
Lajmin e lirimit të tij e ka bërë të ditur ish-imami xhamisë së Unazës së Re Armand Ali me anë një statusi në Facebook.
Statusi i ish-imamit të xhamisë së Unazës së Re Armand Ali:
Hoxha i nderuar Dr. Klodjan Zaimaj ashtu siç edhe pritej, eshte liruar nga autoritetet malajziane i pafajshem nga cdo dyshim.
Falenderoj Allahun qe ja lehtesoi kete sprove qe ta kalonte ne nje periudhe te shkurter.
Klodjani u arrestuar ne fillim te muajit tetor nga autoritetet malajziane si i dyshuar per lidhje me levizjen e Ebu Sejjafit ne Filipine.
Autoritetet malajziane u treguan te kujdesshme dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi ne ate vend dyshimet pa fakte nuk mund te kthehen ne akuza vetem pasi te vertetohen. E kunderta ndodh ne Shqiperi e sidomos kur behet fjale per besimtaret muslimane ose hoxhallaret. Ketu shpifjet e mediave perdoren nga prokuroria si fakte per te denuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shendosh e mire ne Shqiperi.
E njejta gje ndodhi edhe me rastin ne fjale. Mediat shqiptare shpejtuan me shpifjet e rendomta se Klodjani akuzohej per lidhjet e tij me ISIS dhe se sipas autoriteteve shqiptare ai njihej per idetë e tij ekstremiste. Ne te vertete Klodjani ishte ekstremist islamik po aq sa ka qene edhe gjyshi im qe ka rreth 25 vjet i vdekur.
Po tani a do te shpejtojne mediat shqipare per ta perhapur lajmin se Klodjani eshte liruar i pafajshem nga cdo dyshim?! Nuk besoj.
Edhe myftinia e Elbasanit qe morri zjarr aq shpejte e nxitoi te distancohej prej tij veçse tregoi mendjelehtesi dhe friken ne palce qe i ka hyre. Turpi do tu mbetet persiper atyre njesoj si edhe medjave shqiptare.
Por njollosja dhe perbaltja e figurave te hoxhallareve dhe besimtareve muslimane ka 14 shekuj qe ka filluar e nuk do te pushoje, as gojet e liga nuk do te heshtin asnjehere. Vetem tek Allahu ankohemi e vetem prej Tij ndihmen e kerkojme.
JOQ.al