Kuriozitete
Çitaku, Daçiqit: A duhet të shkoj të jetoj në Shqipëri?
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i ka reaguar ashpër ministrit të jashtëm të serbisë, Ivica Daçiq në deklaratën e tij se ajo “është shqiptare, nuk është kosovare”.
Në debatin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Daçiq tha se kombi kosovar nuk ekziston ndërsa kur i erdhi radha për të folur para ambasadorëve anëtarë të këtij këshilli, tha se Kosova e ka rrugën e vet të shtetësisë.
“Kosova e ka rrugën e vet, jemi të lirë, jemi të pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë më. Por Serbia duhet të reflektojë”, tha Çitaku.
“Mohimi i shtetësisë pse jam shqiptare e nuk jam kosovare, i kam dëgjuar këto. A i bie kjo që unë duhet të shkoj në Shqipëri? Kosova është shtet që i përket të gjithë qytetarëve të saj. Askush më nuk mund të më thotë se pasi jam shqiptare, nuk meritoj të jetoj aty. Kemi jetuar aty me shekuj”, tha ajo.
“Pavarësia e Kosovë e shpallur si e tillë në vitin 2008 është kompromisi. Propozimi i Ahtisarit është kompromisi. Tash kompromisi qenka kthyer në qëndrim? Kjo nuk është e pranueshme”, tha Çitaku.