Video
Biznesmen dhe “Mjeshtër i Sportit”, zbuloni njeriun i cili pritet të rrëzojë Dukën nga froni
Biznesmen dhe "Mjeshtër i Sportit", zbuloni njeriun i cili pritet të rrëzojë Dukën nga froniL. Çela
Sport
Rivali i Armand Dukës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për kreun e FSHF-së mund të mos jetë Bashkim Fino, siç është përfolur, por Fidel Ylli.
JOQ.al ka mësuar se "koalicioni opozitar" i Dukës ka menduar të përfaqësohet me një njeri më pranë sportit, i cili është përfshirë në shumë sfida të këtij profili.
Ashtu si Fino, Ylli është deputet i Partisë Socialiste. Ai ka pasur prej vitesh mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama. 55-vjeçari është biznesmen, por i ka kushtuar më shumë se gjysmën e jetës sportit.
Ylli mban titullin Kampion Kombëtar në sportin e mundjes dhe të xhudos, ashtu si edhe titullin “Mjeshtër i Sportit”. Ai ka qenë trajner i ekipit SK Dinamo dhe i Ekipit Kombëtar të Mundjes.
Lidhja e deputetit socialist me sportin vazhdon më tej, sepse ai ka qenë anëtar i KOKSH-it, Shef Misioni dhe Shef Delegacioni në Olimpiadat 2004 dhe 2008.
Ylli është gjithashtu anëtar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë që nga 2009.
Të rivalizosh Dukën për kreun e FSHF-së është diçka e madhe. Deri më sot është menduar se ai është i pakonkurrueshëm, por spekulohet se armiqtë i janë shtuar shumë. Përfundimin do ta mësojmë në fund të dimrit.
Fitoftë më i miri!
JOQ.al