Video
“Ti Adela s’ke bërë asnjë gabim”, postimi i fundit në Instagram
"Ti Adela s'ke bërë asnjë gabim", postimi i fundit në InstagramA. Shehaj
Thashetheme
Lajmi i ndarjes nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani preku shumë persona. Në radhë të parë ishte një vajzë e re në moshë e më pas mund të bëjnë të gjithë vlerësimet e tyre siç e njohën, në profesion, si mikeshë, apo edhe përmes ekranit.
Një nga personat me të cilët Adela kishte marrëdhënie pune, Enton Abilekaj, i ka kushtuar një status në Facebook kësaj vajze të bukur, duke rikujtuar edhe historinë e saj të fundit, të publikuar në Instagram.
Abilekaj i thotë se ajo nuk bëri asnjë gabim, në asnjë aspekt në jetën dhe punën e saj.
Dedikimi i Enton Abilekaj:
Ishe në makinë, duke ecur kushedi për ku dhe duke kënduar “kam bërë gabime”. Historia jote e fundit në Instagram. Ndoshta një mesazh për dikë, ndoshta trokitja e fundit në portat e Qiellit, 2 ditë përpara se të niseshe. As ti nuk e dije ku ishe nisur duke pranuar gabimet, por ndoshta vetëm ti e dije ku kishe gabuar. Nëse doje të thoje që ishte gabim që nuk bëre kompromise për më shumë karrierë dhe para, nëse doje të thoje që bëre gabim që nuk u shndërrove në imazhin vulgar të rrjeteve sociale, apo që punove me modesti për të arritur me meritë aty ku dëshiroje, nuk ke bërë asnjë gabim. Kot u rrëfeve në portat e Qiellit. Tani që arrite në Qiell, e kuptuam të gjithë ku ishe nisur, por është shumë vonë për ne, sepse ishte shumë shpejt për ty. U prehsh në paqe Adela!"
JOQ.al