Video
Kush është Joli, bukuroshja kaçurrelëse që i ka rrëmbyer zemrën Landit?
Kush është Joli, bukuroshja kaçurrelëse që i ka rrëmbyer zemrën Landit?A. Shehaj
Thashetheme
Prej kohësh jemi mësuar ta shikojmë Landi Hysin, një nga pjesëtarët e West Side Family, të vetëm në ekran duke mos pasur asnjë femër në krah të tij. Por, kjo nuk do të thotë aspak se ai është vetëm dhe nuk ka një të dashur.
Landi është në një marrëdhënie të bukur dashurie me Joli, një bionde kaçurrelëse, e cila duket se i ka rrëmbyer zemrën dhe ndoshta shumë shpejt do të martohen.
E pyetur nga Rudina Dembacaj, teksa ka qenë i ftuar në emisionin e saj, Landi është shprehur se kur të piqen kushtet, edhe mund të martohet me Jolin, ndërsa shton se do vazhdonte ta donte atë vajzë edhe nëse do të shtonte 10 kilogramë.
Landi thotë:
Tani që po piqen kushtet, së shpejti mund ta konsideroj martesën. Patjetër që do ta doja edhe nëse ajo do të shtonte 10 kilogramë. Unë kujdesem për shëndetin tim dhe të ushqyerin shëndetshëm, por nuk jam unë ai që inicioj i pari në shoqëri tema të tilla”.
Të dy janë shumë të kujdesshëm për të mos u ekspozuar asnjëherë bashkë në publik, por ndoshta ka ardhur momenti që njerëzit dhe kureshtarët të njohin Jolin, të dashurën e Landit.
JOQ.al