Video
Furtuna në burgje, emërohen drejtorët e rinj një ditë pas shkarkimeve masive
Furtuna në burgje, emërohen drejtorët e rinj një ditë pas shkarkimeve masiveA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Pak kohë nga shkarkimi i krerëve të drejtorëve të burgjeve vijnë dhe emërimet e reja.
Arben Çuko, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, prezantoi drejtorin e ri të Burgut të Sigurisë së Lartë, Arjan Hasanin.
Qëndrimi i drejtorëve të rinj do të jetë deri në kohën kur do të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, të cilët do të garojnë për burgjet.
E njëjta gjë vlen dhe për shefat e personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi.
Ndërkohë 8 drejtorët e shkarkuar do të akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Kujtojmë se shkarkimin e drejtorëve të mëparshëm e lajmëroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni.
Drejtorët e komanduar:
Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Koçia
JOQ.al