Video
“Nuk marr dot frymë”, telefonata e fundit e Adelës me shoqen pak para se të vdiste
"Nuk marr dot frymë”, telefonata e fundit e Adelës me shoqen pak para se të vdisteF. Gjoni
Lajme
Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamanit në orët e para të mëngjesit të sotëm ishte një lajm që i tronditi të gjithë.
31-vjeçarja e cila ndodhej e vetme në shtëpi, vetëm pak para se të ndërronte jetë ka telefonuar një mikeshën e saj të cilës i ka thënë se nuk merrte dot frymë dhe se nuk ishte mirë.
Mësohet se mikja e saj ka telefonuar menjëherë ambulancën dhe familjarët e Adelës.
Edhe pse është transportuar drejt QSUT-së, Adela ka mbërritur pa ndjenja.
Nga kontrollet e para dhe rrëfimet e të afërmve thuhet se ajo vuante nga epilepsia dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërkohë që pritet raporti i plotë mjeko-ligjor.
Ditën e nesërme në orën 12:00 do të mbahen homazhe në Kinemanë e Kavajës, qytetit të saj të lindjes, ndërsa në orën 14:00 Adela do të përcillet për në banesën e fundit.
JOQ.al