Video
Skandali në shkolla/Fëmijët me sindromën down janë “idiotë mongoloidë”
Skandali në shkolla/Fëmijët me sindromën down janë "idiotë mongoloidë"A. Shehaj
Lajme
Tekste shkollore janë një nga problemet më të mëdha në sistemin arsimor dhe me sa duket, ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ndërsa në vendin tonë hasim libra ku shkruhet se gjatë verës derdhet shampanja në Jalë, terma paragjykuese dhe diskriminuese mësojnë fëmijët në Kosovë.
Një rast i tillë është në librin e Biologjisë ku sindroma Down cilësohet si ‘idioti mongoloid’, term i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vite që nuk përdoret dhe cilësohet si term fyes.
Për këtë gjë ka reaguar edhe organizata Down Sindrom Kosova.
Në librin e biologjisë të klasave të 10’ta të Gjimnazit Gjuhësor si dhe në librin e klasave të 11’ta të Gjimnazit të Përgjithshëm sindroma Down përshkruhet si ‘idioti mongoloide’.
Përfaqësues të Down Sindrom Kosova këtë gjë e quajnë skandal.
Po ashtu në disa libra të biologjisë thuhet se personat me sindromën Down ‘jetojnë më së shumti 10 deri në 15 vjet’, gjë e cila nuk është e vërtet.
JOQ.al