Video
Kinezët 70 milionë për yllin e ekipit Lazios? Situatën e merr në dorë Igli Tare
Kinezët 70 milionë për yllin e ekipit Lazios? Situatën e merr në dorë Igli TareK. Demiraj
Sport
Ditët e fundit në mediat italiane ka qarkulluar lajmi se nga Kina janë gati 70 milionë euro për kryegolashënuesin e këtij edicioni në Serinë A, Çiro Imobile.
Por, situatën e ka marrë në dorë Drejtori Sportiv, Igli Tare i cili ka qetësuar të gjithë tifozët lacial.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Laizo nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Imobilen, ndërsa ai sapo ka rinovuar me ne. Shpresoj që të qëndrojë gjatë me ne, sepse nuk jemi më një skuadër surprizë. Këtë vit dua të jemi akoma më mirë edhe se në të kaluarën” – u shpreh drejtori Tare.
JOQ.al