Video
Nëse i bëni këto 7 gjëra në marrëdhënien tuaj, ju jeni drejt ndarjes
Nëse i bëni këto 7 gjëra në marrëdhënien tuaj, ju jeni drejt ndarjesS. Bardhi
Kuriozitete
Marrëdhëniet dhe martesa mund të jenë një fushë e minuar. Por, si mund ta dini nëse po shkoni drejt “shpërthimit”/fundit?
Dashuria është e paqëndrueshme, nuk mund të parashikosh me të vërtetë nëse një çift po shkon drejt divorcit apo jo, por shkencëtarët kanë arritur që me anën e një parashikimi progresiv të zbulojnë se kush është drejt divorcit.
Duket se kjo varet nga një numër faktorësh, siç është niveli i arsimimit dhe statusi i punësimit ai që ndikon në mënyrën se si ju flisni me partnerin/en.
Është Business Insider që ka dalë në një konkluzion me këtë listë prej 7 faktesh që çojnë drejt divorcit:
1.Martesa në adoleshencë ose pas moshës 32-vjeçare.
Nuk duhet t’ju vijë surprizë që hulumtimi ka gjetur se nëse martoheni në vitet e adoleshencës së vonë probabiliteti që të divorcoheni është shumë më i vogël se sa nëse martoheni në mesin e të 30-ave.
2.Të kesh një burrë që nuk punon me orar të plotë.
Ndërkohë që mund të dyshoni se paratë do të kenë një ndikim të madh në këtë, është ndarja e punës sipas orareve ajo që ndikon më shumë se sa të ardhurat.
Pedagogia e Harvard, Killewald zbuloi se 2.5 përqind e çifteve në të cilat burri kishte një punë me orar të plotë u divorcuan nga viti i ardhshëm, ndërsa kjo shifër ishte 3.3 përqind për çiftet në të cilat burri nuk kishte një punë me kohë të plotë.
3.Nëse nuk mbaron shkollën e mesme.
Një artikull në faqen e internetit të Byrosë së Statistikave të Punës nxjerr në pah një rezultat nga Hulumtimi Gjinor Kombëtar i të Rinjve, i cili shikonte modelet e martesës dhe të divorcit të një grupi të caktuar që nuk kishin përfunduar arsimin e mesëm.
Artikulli shkruan:
Mundësia e një martese që përfundon me divorc ishte më e ulët për njerëzit me arsim më të lartë, me më shumë se gjysmën e martesave të atyre që nuk kishin mbaruar shkollën e mesme që kishin përfunduar me divorc krahasuar me rreth 30 përqind të martesave të të diplomuarve.
4.Të tregosh përbuzje për partnerin tënd.
Psikologu i Universitetit të Uashingtonit, John Gottman, vuri në dukje se ka katër sjellje të marrëdhënieve që janë një vrasje për çdo çift.
-Ta shohësh partnerin si të mjerë.
-Duke e kritikuar partnerin vazhdimisht.
-Duke e mbrojtur partnerin sikur të ishte viktimë në çdo situatë.
-Bllokimi i bisedës.
5.Të jesh tepër dashamirës si të porsamartuar.
Duhet gjetur një ekuilibër, sepse edhe sheqeri i tepërt rrezikon diabet. Romanca ka një limit dhe duhet mbajtur nën ekuilibër.
6.Tërheqja gjatë konfliktit.
'Tërheqja' nga konfliktet është një shenjë e tmerrshme. Një studim i botuar në Gazetën e Martesës dhe Familjes, zbuloi se tërheqja nga konflikti çon në shkallë më të lartë divorci. Studimi i vitit 2014 zbuloi se në shumicën e rasteve, çiftet janë më pak të lumtur së bashku kur njëri prej partnerëve i bën presion tjetrit dhe nuk pranon asgjë, përveç heshtjes në kthim – kjo njihet si modeli i "kërkesës / tërheqjes".
7.Ta përshkruani marrëdhënien tuaj në mënyrë negative.
Duke analizuar se si çiftet flasin për marrëdhënien e tyre është një dhunti e “vdekur” për atë se si ata ndihen në të vërtetë për këtë./Përshtati JOQ.al
JOQ.al