Video
Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Kamëz? Xhelali e bën më së miri
Çfarë ka ndodhur në Bashkinë Kamëz? Xhelali e bën më së miriS. Bardhi
Lajme
Të gjithë e dinë tashmë që emrat më pikantë të rrugëve i gjeni në Bashkinë Kamëz. E gjitha është e mundësuar falë punës së palodhshme të kryetarit paksa karagjoz në natyrë, Xhelal Mziu.
I kallëzuar penalisht, i arrestuar për korrupsion dhe me një sërë akuzash, sërish ai gjendet në postin e kryetarit dhe në mesin e një jete lukzoze të reklamuar në rrjetet sociale nga familja e tij.
“Nëse Kamza dhe periferitë e saj kanë 1001 probleme, rëndësi ka që vetëm Xhelali të mos ketë ankesa, pa për qytetarët nami u bëftë”, tregon historia nga dinastia “Mziu” në bashki.
Si për të shuar çdo hall dhe ankesë dhe për të “maskuar” çdo problem, dje kryetari ka pritur në Bashkinë Kamëz kandidatet nga e gjithë bota për “Miss Globe”.
Shikoni fotot kamzalinj dhe faljuni Xhelalit për këtë bukuri në mesin tuaj./JOQ.al
JOQ.al