Video
“Merr prezervativ, hajde te Fresku”, përgjimet e prostitutave të luksit në Tiranë
"Merr prezervativ, hajde te Fresku", përgjimet e prostitutave të luksit në TiranëA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Pas një hetimi disa-mujor një rrjet prostitucioni u shkatërrua në Tiranë dhe 7 persona ranë në pranga. Bëhet fjalë për një rrjet të mirë-organizuar, ku vajzat gjenin klientelën dhe më pas ndihmoheshin nga disa taksistë për të shkuar në destinacion.
Një prej bisedave të këtyre vajzave me shoqet e tyre është zbuluar nga policia, teksa njëra nga femrat telefonon shoqen dhe i thotë të marrë prezervativ pasi ndodhet me "një yll bote" tek një lokal në Fresk.
Gjeni më poshtë një pjesë nga përgjimi:
Vajza1: …zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqtë e m'i po hajde mos u vono. Merr taksi se ta paguaj unë. Merr prezervativ…
Vajza2: Nuk kam asnjë lek me vete
Vajza1: Ok, s'ka gjë
Vajza2: A je aty ku ke qen atë ditë?
Vajza1: Po, por me një shok tjetër, njëri yll bote
JOQ.al