Video
Kapet me “presh në çantë”, Emiljanin e gjen belaja në Itali
Kapet me "presh në çantë", Emiljanin e gjen belaja në ItaliA. Shehaj
Lajme
Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi është kapur me lëndë narkotike. I riu që u arrestua në Raguza është Emiljan Korreshi.
Në çantën e 23-vjeçarit policia italiane ka gjetur 5 kilogram marijuanë e ndarë në 5 pako si dhe rreth 30 gramë kokainë
Shqiptari sapo kishte mbërritur nga Roma në komunën Modica të Raguzës. Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike përllogaritet të jetë rreth 55 mijë euro.
Pas operacionit të koduar "pako dhuratë", 23-vjeçari shqiptar është shoqëruar në burgun e Raguzës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
JOQ.al