Video
Çudit ish-sulmuesi i Kosovës: Të enjten do bëj tifo për Partizanin e Beogradit
Çudit ish-sulmuesi i Kosovës: Të enjten do bëj tifo për Partizanin e BeograditK. Demiraj
Sport
Ish-sulmuesi i famshëm kosovar në vitet 80-90, Xhevat Prekazi i ka çuditur të gjithë me deklaratën e tij para ndeshjes Partizan Beograd-Skënderbeu. Ai ka luajtur me ekipin serb në të kaluarën dhe e mbështet këtë skuadër. Ai jeton aktualisht në Beograd dhe të enjten pritet të jetë në stadium në ndeshjen kundër Skënderbeut.
Pas luftës në Kosovë, Prekazi nuk ka shkuar më në vendlindje. Ish-lojtari i Partizan Beogradit dhe Gallatasarajit në Turqi, tregoi edhe se për cilin ekip do të bëj tifo të enjten.
Në një bisedë për televizionin “Klan” nga Beogradi ai u shpreh:
“Beogradi është qyteti im. Uroj fitoren e Partizanit të Beogradit, ky klub është shtëpia ime e dytë. Nuk kam qenë kurrë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që më ka interesuar ka qenë futbolli. Beogradin e konsideroj qytet timin, pasi aty kam filluar karrierën dhe jam bërë futbollist me emër. Në këtë qytet kam kaluar vitet e mia më të bukura”.
JOQ.al