Video
Ekskluzive/ Kulmi i servilizmit, kryedispeçeri i portit Durrës i fshin djersët drejtorit të OSHEE-së Ardian Çela
Ekskluzive/ Kulmi i servilizmit, kryedispeçeri i portit Durrës i fshin djersët drejtorit të OSHEE-së Ardian ÇelaM. Gjini
Vec-e-jona
Një video sa qesharake aq edhe e pabesueshme ka mbërritur pranë redaksisë tonë.
Sipas personave që e kanë dërguar, në video duket drejtori aktual i OSHEE-së Ardian Çela të cilit dikush po i fshin djersët me shami në mënyrën më servile të mundshme. Por prisni pasi servilizmi nuk përfundon këtu. Pasi i ka fshirë mirë e mirë djersët drejtorit, personi përdor të njëjtën letër për të fshirë edhe djersët e veta.
Raportohet se personi në fjalë ështe Luan (Lake) Dauti dhe kryen punën e kryedispeçerit në portin e Durrësit. Video është realizuar gjatë numërimit të kutive të votimit në pallatin e sportit në Durrës, në muajin qershor të këtij viti dhe tregon më së miri servilizmin e punonjësve të administratës.
JOQ.al