Video
Nuk luajti mirë ndaj Tottenhamit, mbrojtësi i Liverpoolit kërcënohet me vdekje
Nuk luajti mirë ndaj Tottenhamit, mbrojtësi i Liverpoolit kërcënohet me vdekjeK. Demiraj
Sport
Të mos japësh maksimumin në fushë ndaj kundërshtarit mund ta pësosh keq. Për këtë fakt mund t'iu sqarojë mirë, mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren.
Ai ka zbuluar se gjatë ditëve të fundit ka marrë kërcënime me vdekje ndaj tij dhe familjes, për shkak të paraqitjes së dobët që bëri në ndeshjen kundër Totenhem.
Lojtari kroat ka postuar gjithçka në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj tifozëve të cilët po e tepronin duke e kaluar gjithçka në personale.
Lovren postoi një mesazh që kishte marrë nga një tifoz i cili me fjalët e tij i linte pak vend imagjinatës.
Do të vras familjen tënde, ti kroat i qelbur”, ishin fjalët e tifozit që kishin acaruar mbrojtësin 28-vjeçar.
“E tmerrshme çfarë njerëzish ka në qarkullim. Nuk e vras mendjen nëse njerëzit flasin budallallëqe për mua, tregon më shumë për nivelin e tyre! Por nuk mund ta injoroj kur familja ime kërcënohet. Unë nuk mund ta pranoj këtë. E shpifur”, ishte reagimi i futbollistit.
Lovren u “piketua” nga tifozët pas një paraqitje shumë të dobët ndaj Totenhemit, ku vetë trajneri Klop e zëvendësoi lojtarin që në minutën e 31-të të ndeshjes.
JOQ.al