Video
Flet për herë të parë mamaja e vëllezërve Habilaj: Ju tregoj ç’kanë bërë djemtë e mi
Flet për herë të parë mamaja e vëllezërve Habilaj: Ju tregoj ç'kanë bërë djemtë e miD. Cani
Lajme
Gjykata e Rivlerësimit në Katania mori në shqyrtim mëngjesin e së martës, animimet e bëra nga 6 prej 7 të arrestuarve të të ashtuquajturit “Grupi Habilaj”, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Por për lidhjet e Habilajve me ish-ministrin Tahiri, avokati Catalano, i cili është dhe avokati i Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt, nënvizon se një gjë të tillë nuk e ka parë në akte, raportoi TCh paraditen e sotme.
E ndërsa sonte Sokol Balla në emisionin Top Story ka publikuar për më tepër detaj rreth kësaj çështje. Gazetarët kanë shkuar në fshatin Babicë për të parë nga afër shtëpinë e tij dhe për të biseduar me të afërmit.
Nëna e Moisi Habilajt ka rrëfyer mes lotëve se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.
Ajo tha:
Djemtë e mi edhe unë kemi punuar me serat e perimeve”.
E ndërsa për Tahirin thotë se nuk e njeh dhe se nuk e ka takuar asnjëherë.
JOQ.al