Connect with us

Emisioni italian “Le Iene” zbret në Bulqizë: Puna e rëndë që bëjnë fëmijët

Video

Emisioni italian “Le Iene” zbret në Bulqizë: Puna e rëndë që bëjnë fëmijët

Emisioni italian “Le Iene” zbret në Bulqizë: Puna e rëndë që bëjnë fëmijëtD. Cani

Lajme

Një grup xhirimi i programit investigativ “Le Iene” ka qenë në Bulqizë për të parë nga afër situatën e fëmijëve që punojnë për të mbledhur mineral për të siguruar jetesën e tyre dhe të familjeve.

Ky është burimi i vetëm i të ardhurave për shumicën e familjeve në qytetin e Bulqizës.

Më së shumti janë gra dhe fëmijë që kërkojnë atë pak krom që mund të ketë mbetur, për ta shitur më pas tek kompanitë apo individët që merren me tregtimin e kromit.

Një pjesë e madhe e fëmijëve manifestojnë lodhje dhe punojnë në kushte tepër të vështira, në të ftohtë, në pluhur, në rrugë.

Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve janë shkëputur nga shkolla dhe punojnë me orë të zgjatura.

Çështja bëhet edhe më shqetësuese nëse do t’i referohemi legjislacionit në vend. Sipas ligjeve shqiptare, fëmijët e moshës 5 deri në 13 vjeç, nuk duhet të punojnë asnjë orë në javë.

Emisioni nuk është publikuar online, por do ta transmetojmë sapo të qarkullojë. Një çështje e tillë nuk duhet anashkaluar më.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top