Connect with us

“Kurrë mos i pyetni çiftet se kur do bëjnë fëmijë”, postimi i kësaj gruaje do ju bëjë ta mendoni mirë

Video

“Kurrë mos i pyetni çiftet se kur do bëjnë fëmijë”, postimi i kësaj gruaje do ju bëjë ta mendoni mirë

"Kurrë mos i pyetni çiftet se kur do bëjnë fëmijë", postimi i kësaj gruaje do ju bëjë ta mendoni mirëS. Bardhi

Kuriozitete

Një postim në Facebook, i cili u bën thirrje njerëzve që të mos torturojnë çiftet me pyetjen se kur do bëni fëmijë është bërë shumë virtual.

Adele Barbaro, gruaja që qëndron pas blogut popullor “Real Mumma”, u bëri thirrje njerëzve të ndalojnë shqetësimin e çifteve për pjellorinë e tyre si pjesë e bisedave të sjellshme, duke paralajmëruar se komentet nga miqtë, familja ose të huajt mund të lëndojnë kur rrethanat e çifti janë të panjohura.

Ky post i Adele është ndarë prej më shumë se 20.000 personash dhe shumë njerëz janë më se dakord me fjalët e saj.

Adele në foton e postuar mbante një copë letre që lexonte, "Mjaft i pyetët çiftet se kur do bëjnë fëmijë!"

Barbaro shkroi ndër të tjera poshtë fotos fjalët:

-Ne po shijojmë kohën e të sapomartuarve.

-Së pari kemi disa udhëtime që duam t’i bëjmë bashkë.

-Thjesht jam e fokusuar në karrierën time tani.

Këto janë vetëm disa nga arsyet që i kam përdorur (me një buzëqeshje të detyruar) për të maskuar atë që po ndodhte me të vërtetë kur më pyesin se kur do të bësh fëmijë. Nuk isha gjithmonë e këndshme në përgjigje. Një ditë unë u përgjigja: Sh*t, nuk është aq e lehtë, sa ju e dini.

Ata do të më thonin se nuk do të jem përgjithmonë e re ose që ora për të qenë mama po më kalon. Dhe më besoni, e kuptova. Unë thjesht nuk kam nevojë ta dëgjoj këtë nga të gjithë si një predikim.”

Nëse një çift nuk ka dëshirë që të ketë fëmijë, nuk i ka kushtet ekonomike ose ka probleme me pjellshmërinë, fjalët e guximshme të Barbaro shërbejnë si një kambanë, sepse ata që bëjnë pyetjen nuk duan t’ja dinë për kushtet tuaja, por harrojnë që ngjizja e një fëmijë i përket vetëm dëshirës dhe mundësisë së çiftit.

Adele e mbyll me fjalët:

Kështu që, herën tjetër kur të pyesni një çift të sapomartuar, të cilët kanë qenë sëbashku për 10 vite, jini më të ndjeshëm. Mos i pyet se kur do të kenë fëmijë, sepse ti nuk mund ta dish se si i kanë punët ata.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top