Video
Kapet autori i masakrës në New York, Trump merr vendimin ekstrem për emigrantët
Kapet autori i masakrës në New York, Trump merr vendimin ekstrem për emigrantëtS. Shtjefni
Lajme
Autori i dyshuar për vrasjen e tetë personave dhe plagosje e 15 të tjerëve në Manhattan, dyshohet se është 29-vjeçari Sayfullo Habibullaevic me origjinë nga Uzbekistani.
Kjo ngjarje është quajtur një akt terroristë, ndërsa për ndalimin e tij policia e plagosi në këmbë. Autori i dyshuar përdori një kamionçinë me të cilën u fut në mes të turmës duke marrë përpara shumë njerëz të cilët ndodheshin aty. Nga sulmi me kamionçinë u plagosën katër persona.
Më pas ka zbritur nga kamionçina, në duar mbante dy armë, një pistoletë të rreme dhe një tjetër të vërtetë dhe ka nisur të qëllojë me armë në drejtim të turmës së njerëzve.
Dëshmitarët të cilët ndodheshin në vendngjarje shprehen se në momentin e sulmit, autori thërristë “Allahu Akbar”.
Ndërhyja e shpejtë e forcave të policisë duke e plagosur agresorin bëri që bilanci i viktimave të mos ishte më tragjik.
Autori i ngjarjes ndodhet në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Për sulmin e ndodhur në Manhattan ka reaguar dhe presidenti amerikan, Trump përmes Twitter-it shprehet:
Ajo që ndodhi në New York City është një tjetër veprim i një njeriu të sëmurë. Forcat e policisë po e ndjekin rastin nga afër. Nuk mund të lejojmë që ISIS të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mundur në Lindjen e Mesme! Mjaft. Sapo kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem."
Mësohet se autori jeton në SHBA që prej vitit 2010-të dhe ekzaktësisht në Tampa, në Florida, raporton NBC.
JOQ.al