Video
Vuçiç “shkund” serbët: Shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon
Vuçiç "shkund" serbët: Shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajonA. Shehaj
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë që askush nuk e priste, në lidhje me shqiptarët. Gjatë një interviste të dhënë për Tv Pink, ai ka thënë se shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, pas 70-vitesh.
Vuçiç u shpreh:
Pas 70 vitesh, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, për lindjen e fëmijëve. Nuk ka politikanë që u thonë mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati".
Sipas mediave vendase me këtë deklaratë Vucic ka tentuar të godasë atë elitë politikanësh serbë që nuk inkurajojnë lindshmërinë, pasi sipas tij sa i përket problemeve që kanë shqiptarët me politikanët e tyre, ato janë po aq të mëdha sa në shumë vende të Ballkanit.
JOQ.al