Connect with us

Pasuri të shumta dhe llogaritë bankare plot, nusja e Artan Habilajt “hap thesin”: Ja si i kemi bërë

Video

Pasuri të shumta dhe llogaritë bankare plot, nusja e Artan Habilajt “hap thesin”: Ja si i kemi bërë

Pasuri të shumta dhe llogaritë bankare plot, nusja e Artan Habilajt "hap thesin": Ja si i kemi bërëF. Tenolli

Lajme

Për pasuritë e shumta dhe llogaritë bankare të vëllezërve Habilaj, nusja e Artan Habilajt, vëllait të madh, ka një shpjegim.

Tina Habilaj ka folur për “Top Story”, në TCH dhe i është bashkuar vjehrrës së saj, Zenepes me dhjetëra dosje e dokumente.

Vëllezërit Habilaj janë më të pasurit e fshatit Babicë dhe shtëpitë e tyre janë ndër më luksozet në zonë.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj, Artani, i cili është në kërkim, është i pafajshëm.

Dokumentet e kredive bankare deri në 800 milionë lekë janë për Tinën argumenti se tre vëllezërit, banorë të fshatit të vogël Babicë, pasurinë e tyre e kanë brenda ligjeve.

Habilajt kanë ndërtuar një pikë shitje të karburanteve në anë të rrugës së re transballkanike. Ata kanë edhe disa prona të tjera, si një lokal.

Ajo u shpreh se:

Këto janë kreditë që ne kemi marrë ndër vite. Kjo është një kredi prej 5 milionë lekësh të reja. Kjo është e pesta kredi që kemi marrë për karburantin që shkon tek 700-800 milionë lekë. Kredia e fundit është marrë në muajin korrik 2017. Është marrë në emrin e Florianit, janë 110 mijë euro kredi. Kreditë janë përdorur për karburantin, për lokalin, për gjëra që ne kemi. Nga momenti që ti merr një biznes, edhe do ta rregullosh se nuk mund të punohet biznesi. Kjo është kredia tjetër. Kjo marrje huaje në vitin 2012 prej 135 mijë eurosh. Kredi kam marrë për arsye të punës”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top