Video
Rama prezanton 12 prefektët e rinj, vetëm një femër mes tyre
Rama prezanton 12 prefektët e rinj, vetëm një femër mes tyreA. Shehaj
Lajme
Pas shkarkimit të 12 prefektëve të qarkut në të gjithë vendin, Edi Rama ka prezantuar 12 prefektët e rinj.
Ai nuk dha asnjë justifikim në lidhje me lirimin nga detyra të prefektëve të mëparshëm, dërsa vuri theksin se këta prefektë, veçse do të jenë në gatishmëri për çdo emergjencë civile, do të ndihmojnë në mbylljen e kapitullit të kanabisit në vend.
Ai foli për një profil të ri të Prefektit, ndërsa nuk foli për kompetenca të reja që mund të kenë ose jo.
Rama tha:
Nga prefektët e rinj kërkohet vendosmëri për të mbyllur kapitullin e kanabisit. Kanë rol në kontrollin e territorit nga prefekti i qarkut, marrjen e informacioneve në kohë reale dhe vënien në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ndaj tyre kërkohet gatishmëri për të monitoruar çdo emergjencë civile. Reforma që kërkohet në këtë drejtim nuk është e lehtë".
I pyetur se cila ishte arsyeja apo motivi i largimit të 12 prefektëve, Rama u përgjigj:
Largimi i 12 prefektëve është emërimi i 12 të rinjve".
E vetmja feër e emëruar është Suzana Jahollari, prefekte e Tiranës.
JOQ.al